“Nesër pjesa më e madhe e territorit të do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të dëborës”. Kështu ka deklaruar në një lidhje telefonike për ‘News24’ sinoptikania, Adiola Bani, e cila theksoi se nga sot pasdite do ketë reshje bore në zonat veriore dhe në jug.
Më tej, Bani deklaroi se në kryeqytet nuk do ketë reshje bore. “Nga sot kemi pasur reshje dëbore më shumë të fokusuara në zonat malore dhe në jug. Reshjet do na shoqërojnë edhe nëse në pjesën më të madhe të vendit.
Në Tiranë nuk do t’i shijojmë reshjet e dëborës fatkeqësisht. Temperaturat e ulëta pritet të vijojnë deri të hënën. Nga e hëna në mesditë do kemi një rritje graduale të temperaturave dhe muaji shkurt do të mbyllet i tillë. Muaji mars pritet të jetë i ngrohtë”.
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga