Një rast i çuditshëm është konstatuar nga Policia Kufitare në Durrës. Një shtetase italiane është kapur duke udhëtuar drejt vendit të saj me kartë identiteti false.
Që shqiptarët kanë tentuar sa herë të praktikojnë një metodë të tillë për të shkuar në Itali kjo dihet prej vitesh tashmë, por që një shtetase italiane ta bënte këtë veprim duket e habitshme.
Por përveç kartës së identitetit false, Policia Kufitare e ka identifikuar 28-vjeçaren italiane G.R. si viktimë të mundshme trafikimi.
Për këtë arsye, vajza e re është transferuar në Qendrën Komunitare të Pritjes së Viktimave të Trafikimit (Q.K.P.V.T).
Me kartë identiteti false, të renë e ka pajisur shtetasi M.C. Policia e Durrësit ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e këtij personi.
Ndërkohë për shtetasen italiane ka nisur procedimi penal në Prokurorinë e Durrësit.
Njoftimi i policisë
Më datë 30.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen italiane G.R, vjeç 28, banuese në Itali, pasi dyshohet se me date 29.07.2017, PPK, Port, u kap duke tentuar të udhëtoje për në Itali, me kartë identiteti të falsifikuar, e cila u transferua pranë Q.K.P.V.T, pasi u identifikua si viktimë e mundshme trafikimi dhe dokumentin, ia ka dhenë shtetasi M.C. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tij. Neni 189 e 297 të KP.
Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mu...
Liverpooli eliminon me shumë mund Southamptonin nga EFL Cup
Ata mendojnë se nuk janë mjaftueshëm të mirë, njerëzit e pas...
Pse nuk duhet ta mbani telefonin afër kur flini?
Një gotë verë, më shumë shëndet për zemrën
Sara i kërkon falje Xuxit, a e pranoi ai?