Nga deputet i Gjirokastrës, në krye të Ministrisë së Shëndetësisë – Kush është Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës

09:35 | 5 Gusht 2024
E.H

Kandidati socialist, Vangjel Tavo u zgjodh në krye të bashkisë Himarë pas një gare me Petro Gjikurinë në zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë në 36 QV.

Tavo nisi angazhimin e tij në politikë në Partinë Socialiste në vitin 1996.

Rrugëtimin në këtë forcë politike e vijoi deri në vitin 2010, ku vendosi të largohej dhe t’i bashkohej një tjetër partie të majtë, në atë kohë Lëvizjes Socialiste për Integrim, me kryetar Ilir Metën.

Gjatë viteve 2012-2013 Tavo shërbeu si Ministër i Shëndetësisë, duke zëvendësuar Petrit Vasilin.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe 2017, Tavo u zgjodh deputet në qarkun e Gjirokastrës.

Ai kandidoi edhe më 25 prill 2021, por nuk mundi të fitonte mandatin e deputetit.

Tavo ka lindur në një fshat afër Gjirokastrës, më 17 dhjetor 1969. Ka pasur një karrierë shumë të mirë shkollore dhe ka mbaruar me nota thuajse perfekte në degën e Mjekësisë dhe më pas u specializua për Gjinekologji./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme