Nga data 1 shkurt pedagogët nisin grevën

12:57 | 29 Janar 2019
A. B.

I ftuar në ” Wake Up”, pedagogu Mark Marku dha argumentet pse Ligji i Arsimit të Lartë kundërshtohet nga studentët dhe pjesa më e madhe e profesorëve.

Sipas Markut edhe VKM-të e reja që dolën pas protestave nuk e kanë ndryshuar gjendjen e degraduar në të cilën ndodhen universitetet publike e nga ana tjetër ato veçse cënojnë autonominë.

Profesor Marku u shpreh se nëse qeveria nuk i jep zgjidhje kësaj situate dhe rrëzon Ligjin e Arsimit të Lartë, të gjithë profesorët e universiteteve publike do të hyjnë në grevë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme