Duke flluar nga data 6 Gusht 2021, qytetarët do të kenë mundësi të udhëtojnë me fluturim direkt nga Shqipëria drejt Bullgarisë. Ministria e Jashtme njofton se linja ajrore “GullivAir” do të kryejë fluturimin e parë inaugurues Bullgari-Tiranë më datë 1 Gusht.
Ndërsa më datë 6 Gusht do të jetë fluturimi i parë me pagesë për qytetarët. Ministria informon se javën e ardhshme pritet të lansohet sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave, i cili aktualisht është në testim.
Në periudhën 6 Gusht – 15 Shtator, kompania do të operojë një herë në javë, ditën e premte, ndërsa në periudhën 15-28 Shtator do të operojë dy herë në javë, të premten dhe të dielën.
Udhëtimet direkte javore Sofje-Tiranë-Sofje janë planifikuar për periudhën 6 Gusht – 28 Shtator 2021. Kompania Gullivair synon gjithashtu të mundësojë fluturime drejt destinacioneve të tjera për shtetasit shqiptarë, fillimisht drejt Burgasit, Bullgari./arbresh.info/
Musliu: Skenari i rrenave të Albinit, sot po kthehet në real...
Pas Shqipërisë, Von der Leyen viziton Maqedoninë e Veriut
Hoti akuzon Qeverinë për keq menaxhimin e KEK-ut: Energjia e...
Muharrem Jashari u shpall lojtari i muajit dy herë radhazi t...
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranimin e kadetëve...
Tahiri: Na patën lodh “krejt dhe drejt” e sot s’vijnë për de...