Pas raportimit të javës kaluar në lidhje me korrupsionin e dyshuar me fondet e BE-së në Tiranë, tani kemi zgjeruar hetimin tonë, duke zbuluar detaje edhe më të çuditshme dhe interesante në lidhje me atë që po ndodh në Shqipëri.
Shqipëria ka pasur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm të demokratizimit pas rrëzimit të regjimit komunist rreth 25 vite më parë.
Pavarësisht nga plagët që regjimi totalitar i shkaktoi vendit, Shqipëria ka bërë arritje relativisht të mira në përpjekjet e saj për t’u bërë një shtet demokratik dhe modern.
Sistemi pluralist politik funksionon dhe Parlamenti i zgjedhur në mënyrë demokratike voton ligjet. Të drejtat civile dhe të njeriut respektohen zyrtarisht.
Vetëm për këtë, vendi është anëtar i NATO-s, i vetmi vend me shumicë myslimane pas Turqisë dhe është gjithashtu një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Por lajmi i mirë mbaron këtu!
Partia në pushtet dhe kryetari i saj, Edi Rama, është akuzuar për korrupsion të lartë dhe bashkëpunim me trafikantët e drogës. Partia Socialiste është akuzuar gjithashtu për përdorimin e metodave jodemokratike për të qëndruar në pushtet. Kohët e fundit reforma e diskutueshme e sistemit gjyqësor u votua unanimisht në Kuvend, pas rezistencës së ashpër nga partitë opozitare që merren me pasojat për fushën e drejtësisë.
Sipas dy artikujve të botuar në “Huffington Post” dhe “The Ëashington Times”, si dhe disa burime të tjera, duket se në Shqipëri ka një përpjekje të përbashkët “interesash të veçanta” për të mbështetur kryeministrin e tanishëm, Edi Rama, në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit. Nuk është më një sekret që qeveria e Ramës përdor këshillat e çmuara të “Fondacionit Shoqëria e Hapur (Soros)”. Por ka më shumë se kaq: Duket se është vendosur edhe një bashkëpunim i dyshimtë mes qeverisë dhe ambasadorit amerikan në vend Donald Lu.
Qeveria e Edi Ramës është akuzuar për marrëdhënie të errëta me trafikantët e drogës. Institucionet Drejtësisë në Shqipëri kanë hapur një hetim, të cilin partia në pushtet dëshiron ta bllokojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Duke qenë se ka një numër të konsiderueshëm gjykatësish që përpiqen të rezistojnë dhe të kryejnë detyrën e tyre, përpjekjet e qeverisë për të bllokuar ose devijuar hetimin, deri më tani, kanë dështuar.
Në këtë pikë hyri në lojë Ambasadori amerikan!
Me një lëvizje dërrmuese ai bllokoi vizat për rreth 70 gjyqtarë dhe prokurorë, të gjithë gjoja të afërt me partinë kryesore opozitare, atë Demokratike.
Shpjegimi zyrtar i Ambasadës së ishte se zyrtarët në fjalë “nuk janë më të kualifikuar për vizën amerikane”. Është interesante, megjithatë, se asnjë nga gjyqtarët dhe prokurorët afër Partisë Socialiste, nuk kanë “përjetuar të njëjtën çështje”.
Ndërhyrja e Ambasadorit të SHBA-së nuk u ndal këtu. Haptazi, ai akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për pengimin e reformës gjyqësore. Sipas një letre që Prokurori i Përgjithshëm i dërgoi Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Parlamentit, ambasadori amerikan e kishte kërcënuar me “pasoja personale dhe institucionale”.
Është me të vërtetë e çuditshme që të dy ambasadorët e BE-së dhe SHBA– së në Tiranë, Romana Vlahutin dhe Donald Lu, heshtin vazhdimisht, kur bie fjala për plantacionet e drogës, trafikimit dhe korrupsionit.
A janë të vërteta dyshimet e lidhjes së supozuar mes Sorosit, qeverisë dhe këtyre ambasadorëve? Nuk është një sekret që bashkëshorti i Romana Vlahutin është gjithashtu pjesë e bordit të “Fondacionit Soros” në Bosnjë duke qenë gjithashtu aktiv në fushatën kundër Donald Trump. Thuhet se Soros ka përfituar edhe nga BE-ja dhe tenderat qeveritare në Shqipëri.
Disa diplomatë të huaj në Tiranë, (duke folur në kushte anonimiteti për NE) kanë shprehur pakënaqësi ndaj Romana Vlahutin mbi mungesën e transparencës në menaxhimin e fondeve të BE-së të alokuara dhe të shpenzuara në Shqipëri.
Lajmi i mirë në gjithë këtë situatë është se shefi i shtabit të Euralius në Shqipëri (Misioni i Asistencës Evropiane për Sistemin Shqiptar të Drejtësisë) është hequr kohët e fundit nga posti i tij dhe është kthyer në shtëpi pasi kishte bërë një “gabim” në përkthimin e Ligjit të Vetingut
Në qoftë se “gabimi” nuk do të ishte raportuar nga opozita dhe lideri i saj Lulzim Basha, komuniteti ndërkombëtar do ta kishte miratuar zbatimin e reformës së sistemit gjyqësor në një mënyrë që do t’i kishte dhënë Edi Ramës pushtet absolut.
Mbappe i “pamëshirshëm”, realizon eurogol ndaj Sevillës
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...