Neuropsikiatri dhe njëherësh shefi i shërbimit të psikiatrisë në Shkodër, Gjon Preçi ka deklaruar se Alma Arrazi që u vetëmbyt tragjikisht me 3 fëmijët e saj në ujërat e lumit Buna nuk ka qenë një paciente me probleme të shëndetit mendor.
Për mediat, Preçi ka thënë se Arrazi para pak vitesh ka marrë shërbim për çrregullim të humorit dhe ankth. Më tej, ai ka thënë se Alma nuk ka qenë paciente me probleme madhore psikiatrike se po të kishte qenë e tillë do të ndiqej nga ata dhe do të kishte kartelë.
“Interesimit të mediave dhe publikut i jam përgjigjur duke thënë se me kalimin e kohës kanë dalë të dhëna plotësuese. Nuk ka qenë paciente me probleme kronike me probleme madhore të shëndetit mendor. Para disa vitesh ka marrë shërbim tek ne me një terapi për çrregullim të humorit me ankth, e cila na ndodh edhe ne në përditshmërinë tonë. Nuk ka qenë paciente me probleme madhore psikiatrike se po të ishte e tillë do ndiqej nga ne dhe do kishte kartelë dhe do trajtohej. Ajo ka marrë një shërbim për një problem të caktuar, siç mund të marrë çdokush dhe nuk ka qenë paciente kronike me probleme madhore të shëndetit mendor.”
Më tej, Preçi shprehet se para 2 vitesh, Alma Arrazi ka marrë shërbimin e fundit dhe se mjekimi që ajo ka patur nuk ka qenë i karakterit të një sëmundshmërie kronike.
“Patjetër që ka gjithmonë zhvillime të papritura, por dy vjet më përpara që kam patur një kontakt më të nuk e di se si janë zhvilluar problemet tek ajo dhe nuk është konfirmuar nga shërbimet tona se mund të ketë patur probleme që e kanë çuar drejt atij vendimi. Para dy vitesh ka marrë shërbimin e fundit dhe këtë ma kanë kujtuar familjarët sepse unë nuk e mbaj mend si paciente. Mjekimi që ka patur nuk ka qenë i karakterit të një sëmundshmërie kronike. Duhet që të kalojë një periudhë e caktuar që një person të quhet kronik. Nëse ka ankth, pagjumësi apo të tjera si këto dhe fakto se ka një recetë nuk presupozohet se ka qenë me një paaftësi të rëndë rreziku për veten apo të tjerët.”
Preçi e mbyll komunikimin e tij për mediat duke thënë se nga biseda që ka pasur me stafin e tij, Alma Arrazi nuk është konfirmuar si një person i regjistruar dhe i trajtuar nga ana e tyre për probleme kronike të shëndetit mendor.
“Kam patur një telefonatë nga prokurori dhe i kam thënë më jep kohë sa ta sqaroj dhe në bisedat me stafin tim nuk është konfirmuar si person i regjistruar dhe i trajtuar nga ana jonë dhe ja kam dhënë këtë përgjigje.”
Ana ana tjetër, familjarët e bashkëshortit të Alma Arrazit pretendojnë se kjo e fundit mjekohej me ilaçe për probleme të shëndetit mendor./tvklan.al
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri