Në sheshin “Skënderbej” ditën e nesërme do të nisë procesi i vaksinimit masiv me vaksinën kineze duke filluar me të moshuarit mbi 70 vjec.
Ata janë lajmëruar nga qendrat shëndetësore sipas rendit alfabetik.
Në hapësirën e sheshit “Skënderbej” gjatë pasdites të kësaj të shtune do të nisin përgatitjen për ngritjen e disa tendave që do të shërbejnë si qendra vaksinimi. Të pranishëm gjatë procesit të vaksinimit me vaksinën kineze Sinovac do të jenë edhe forcat e armatosura, transmeton tch.
Deri më tani kanë mbërritur 192 mijë doza të vaksinës Sinovac ndërsa pritet sipas objektivave të qeverisë që brenda muajit qershor të vaksinohen 1.2 milionë shqiptarë. Por sipas të dhënave që prej fillimit të procesit të vaksinimit ka mbi 62 mijë shqiptarë të vaksinuar, ku përfshihen stafi mjekësor, mësues dhe të moshuar mbi 80 vjeç.
Gjatë ditës së sotme vijon vaksinimi i pedagogëve me vaksinën AstraZeneca në 4 institucione arsimore, te Universiteti i Arteve, te Bujqësori, te Universiteti i Mjekësisë si dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja si dhe të premten ka nisur edhe marrja e dozës së parë të vaksinës ruse Sputnik nga të moshuarit.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist