Google ADS

Nesër termometri do të shënojë -8 gradë, ngrica dhe erëra të forta

23:02 | 5 Shkurt 2020
Arbresh.info

Reshjet e dëborës e ngricat kanë “pushtuar” sërish vendin, teksa edhe dita e nesërme do të shoqërohet nga temperatura të ulëta.

Siç parashikojnë meteorologët e “Meteoalb”, temperaturat pritet të shënojnë një përmirësim vetëm në fundjavë, përkatësisht të dielën dhe javën në vijim.

“Pritet përmirësim i motit në gjithë vendin, nesër rikthehen kthjellimet në të gjithë vendin por temperaturat vijojnë të ulen duke krijuar ngrica në pjesën më të madhe të akseve rrugore.

Nesër temperaturat variojnë nga -8 në zonat malore deri 10 grade maksimum në bregdet. Po ashtu, temperaturat e mëngjesit kalojne në vlera negative edhe në zonat e ulëta, ndërsa bregdeti mbetet rreth 0 gradeve.

Një rritje e vlerave termike pritet të dielën dhe javën tjetër. Një tjetër problem i tablosë së motit ka qenë era e fortë e cila ka arritur mbi 70 km/h në tokë por 100 km/h në bregdet dhe det të hapur ky dallgëzimi është ngritur në 8 balle”, thekson “Meteoalb”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme