Në 8 vjetorin e ngjarjes së 21 janarit, familjarët e Ziver Veizit vazhdojnë të apelojnë për drejtësi.
Ata thonë se edhe sot, 8 vite më pas, drejtësia nuk është vënë në vend dhe ende nuk është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa hetimet sipas tyre, janë mbyllur duke e lënë ngjarjen në harresë. Për vëllanë dhe motrën e Ziverit, reforma në drejtësi nuk do të mund të quhet e tillë nëse nuk zbardh ngjarjen e 21 janarit dhe vënien para drejtësisë të vrasësve të 4 personave.
“Po bëhen 8 vite nga vrasja dhe nuk ka asnjë ndryshim nga drejtësia, pasi fajtorët nuk janë dënuar. Drejtësia nuk ka vajtur në vend, por kemi shpresë SPAK dhe Byroja e Hetimit. Dënimi i autorëve do na lehtësonte humbjen e vëllait tonë. Moralisht na lehtëson shpallja dëshmor e vëllait. Si çdo vit do të shkojmë tek vendi ku është vrarë për ta përkujtuar”- thotë motra e Ziver Veizit, Trendafile Mahmuti.
Dhënia e statusit të dëshmorit është një informacion që familja e ka marrë vetëm nëpërmjet medias, që për familjen ka vlerë morale, por nuk është zgjidhje për drejtësinë e vrasjes.
Familjarë të Ziver Veizit dhe 3 të vrarëve të tjerë të ngjarjes së 21 janarit do të marrin pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet ditën e hënë në kryeministri, ndërsa në fshatin e Ziverit, në Zenelaj, do të mbahet ceremonia e përvitshme përkujtimore.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...