Google ADS

Nesër protesta e opozitës në Shqipëri

15:23 | 26 Janar 2018
L G

Policia e Shtetit ka miratuar kërkesën e Partisë Demokratike për të zhvilluar protestën nesër (27 Janar 2018), e cila do fillojë në orën 12:00 dhe do përfundojë në orën 16:00, bën të ditur OraNews.

Protesta e opozitës do zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ndërkohë që Policia e Shtetit ka marrë masat për të evidentuar çdo incident.

Për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit, Policia e Shtetit ka marrë këto masa:

Nga ora 10:00 deri në përfundim të protestës nuk do lejohet lëvizja e mjeteve në rrugët:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i rrugës ” Myslym Shyri” deri tek sheshi “Nënë Tereza”;

– Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës “Sami Frashëri” deri tek rruga e “Elbasanit”;

– Duke filluar nga ora 00:00 e datës 27.01.2018, nuk do lejohet parkimi i mjeteve në të gjithë gjatësinë e rrugës “Papa Gjon Pali 2”.

– Nga ora 00:00 deri në përfundim të protestës brenda “Unazës së Madhe” nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, të cilat do të devijohen në rrugë alternative.

Gjithashtu do të ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore.

-Kufizimet dhe devijimet do prekin edhe linjat e transportit urban qytetas ku autobuzët e “Tiranës së Re” do kthehen tek sheshi “Ëillson”; linja e “Kamzës” do të kthehet tek ish-kafe “Flora”, ndërsa linjat e tjera në varësi të situatës.

-Mjetet e transportit të ardhur nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit.

-Mjetet që vijnë nga perëndimi, do të lejohen deri tek Pallati i sportit “Asllan Rusi”, Qyteti i Nxënësve, ndërsa ato nga lindja deri tek rrethrrotullimi pranë Fakultetit Ekonomik.

Këto mjete transporti publik, pasi të zbresin qytetarët do të kthehen dhe do të parkohen, në:

o Terminalin pranë “Qytetit Studenti”

o Sheshin “Shqiponja”;

o Rrugën “Teodor Keko”.

-Gjithashtu do të ndalohet futja e mjeteve tek Ura e “Paskuqanit” dhe ura e “Babrroit”.

-Policia e Shtetit apelon qytetarët të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke ndihmuar dhe lehtësuar qarkullimin.

-Në të kundërt makinat do të spostohen me mjete ngritëse.

Qytetarët të shmangin përdorimin e panevojshëm të automjetit ditën e shtunë në segmentet që lidhin qendrën e qytetit me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për shkak të devijimeve dhe kufizimeve që do fillojnë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në përfundim të protestës.

Policia e Shtetit garanton të drejtën e tubimit dhe është plotësisht e aftë për të përmbushur detyrimin ligjor si garante e zbatimit të ligjit dhe e vendosur të ndëshkojë cilindo që cënon rendin dhe sigurinë publike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme