Nesër nis sesioni i ri parlamentar në Shqipëri

13:29 | 15 Janar 2023
A Z

Ditën e hënë (16 Janar) nis sesioni i ri parlamentar. Deputetët pritet që të mblidhen në seancën plenare, e cila është parashikuar që të nisë në orën 16:00. Ky është sesioni i IV i Legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë.

Në rendin e ditës është parashikuar që të nisë punimet sesioni i ri parlamentar dhe të miratohet procesverbali i seancës plenare që u zhvillua më 21 Dhjetor të vitit të kaluar. Ky sesion pritet që të sjellë debate të forta në parlament, në një kohë kur më 14 Maj pritet që të zhvillohen zgjedhjet lokale./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme