Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në facebook ka uruar besimtarët mysliman me rastin e nisjes së muajt të Ramazanit.
Muaji i Shenjtë nis ditën e nesërme, ku besimtarët myslimanë agjërojnë për 30 ditë.
Statusi i tij:
Të dashur vëllezër dhe motra që nesër kremtoni ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit!
Gjatë këtij muaji, sakrificës së agjërimit i shtohet edhe pamundësia për tu falur në xhamitë e mbyllura për shkak të pandemisë. Por shtëpitë dhe shpirtat e besimtarëve do të përndriten nga lutjet ndaj Krijuesit të Plotfuqishëm, dhe zemrat do të dlirësohen nga agjërimi dhe thellimi në meditim.
Ndaj le të bashkohemi sot të gjithë në urimin për agjërim të lehtë e të pranuar! Zoti i dëgjoftë lutjet e besimtarëve çdo mëngjes e mbrëmje dhe na faltë bekimin dhe mëshirën e tij! Sakrifica e agjëruesve gjatë këtij muaji shërbeftë për lehtësimin e dhimbjeve dhe sprovave me të cilat po përballen shqiptarët!
Zoti ju mbrojtë dhe ju dhëntë shpërblesë të shumëfishtë për sakrificën tuaj!
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...