Nesër në Tiranë mbahet konferenca evropiane e Interpolit, merren vendime kundër krimit të organizuar

21:53 | 10 Qershor 2024
E.H

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla njofton se nesër në Tiranë do të mbahet konferenca Evropiane e Interpolit.

Me anë të një postimi në Facebook, Balla theksoi se drejtuesit e lartë të policëve dhe agjencive ligjzbatuese do të marrin vendime për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, përcjell Arbresh.info.

Lidhur me këtë ngjarje, Balla ka publikuar edhe imazhe nga përgatitjet e përfunduara.

“Gati për Tiranën nesër, kryeqytetin e Europës, ku do të mbahet Konferenca Europiane e Interpol, takimi më i rëndësishëm i kësaj organizate në nivelin e kontinentit tonë. Drejtuesit e lartë të policive dhe agjencive ligjzbatuese nga vendet anëtare, do të marrin vendime për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”, shkroi Balla./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme