Google ADS

Nesër në të gjitha shkollat e Shqipërisë ora e parë e mësimit i kushtohet 144 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit

18:05 | 9 Qershor 2022
L G

Në të gjitha shkollat anë e mbanë Shqipërisë nesër për nderë të 10 qershorit që shënon 144 të Lidhjes së Prizrenit, do të mbahet një orë mësim pikërisht për këtë ditë historike.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri shqiptar, Edi Rama në Facebook, shkruan arbresh.info.

“Nesër, 10 qershor, kur bëhen plot 144 vjet nga Lidhja e Prizrenit, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat andej e këtej bjeshkëve do t’i kushtohet pikërisht asaj ditës dhe historisë së asaj lidhjeje të pavdekshme shqiptare”, shkruan Rama./arbresh.info/

Të ngjashme