Remonti në linjat 110 KV të transmetimit të energjisë do të shkaktojë ndërprerje energjie dhe probleme në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të Durrësit.
Operatori i sistemit të transmetimit ka njoftuar se për shkak të një remonti në linjës 110 KV që prek rrjetin ku ndodhen stacionet e pompave të Ujësjellësit të Durrësit do të ketë stakim të energjisë gjatë ditës së enjte.
Nga stakimi i energjisë elektrike, përgjatë orarit 08.00 – 13.00, të dy stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot nga ku furnizohet me ujë Durrësi nuk do të jenë në funksionim, ndaj UKD njofton se do të ketë probleme në furnizim dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve durrsakë, në lidhje me situatën.
Ndërkohë sipas një njoftimi të OST-së, do të kryhet remont gjatë dy ditëve të fundit të këtij muaji, sot e nesër, edhe në linjën 110 kV Rrashbull – Sallmone (Sukth), ndaj do të stakohen disa nënstacione duke lënë pa energji disa zona të Shijakut gjatë së mërkurës, si dhe disa zona të Durrësit gjatë ditës së enjte./arbresh.info/
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...