Ditën e nesërme mbahen zgjedhjet për kryetar brenda PD-së. Në garë për këtë post janë kryetari aktual, Lulzim Basha përballë Eduard Selamit.
Komisioni Zgjedhor brenda kësaj partie ka vendosur që kryesitë e degëve të PD në rrethe të jenë përgjegjëse për organizimin e votimit.
Pranë këtij Komisioni tashmë, çdo degë e partisë në rrethe ka depozituar edhe ambientet ku do të kryhet votimi. Siç është bërë edhe më herët e ditur listat e votimit sipas përcaktimeve në Statutin e PD-së do të administrohen nga Komisioni i Votimit, i cili kryesohet nga kryetari ose sekretari i degës dhe anëtarë të tjerë që i zgjedh Kryesia e Degës. Si Basha ashtu edhe Selami do të ketë vëzhgues në çdo komision votimi. Kështu nesër përfundon e saga e gjatë e garës për kryetar të PD-së, garë e cila e ka ndarë këtë parti në dy kampe të mëdha kundërshtare si kurrë më parë.
Qendrat e votimit në mbarë vendin:
DEGA VENDI I VOTIMIT Shkodër (Selia e Degës) Vau Dejës (Lokali “Armando”, Stajkë, Nj.A Bushat) Malësi e Madhe (Selia e Degës) Pukë (Selia e Degës) Lezhë (Pallati i Kulturës) Kurbin (Pallati Kulturës Laç) Mirditë (Pallati Kulturës) Kukës (Pallati Kulturës “Hasan Prishtina”) Has (Selia e Degës) Tropojë (Muzeu Historik) Dibër (Pallati Kulturës) Mat (Selia e Degës) Bulqizë (Selia e PD Bulqizë) Durrës (Pallati i Kulturës) Shijak (Pallati i Kulturës) Krujë (Selia e Degës) Fushë Krujë (Selia e Degës) Tirana 1 (Selia e Degës) Tirana 2 (Selia Qendrore e PDSH-së) Tirana 3 (Selia e Degës) Tirana 4 (Selia e Degës) Tirana 5 (Zyra elektorale, pll Fratari, rr. Ismail Qemali) Tirana 6 (Selia e Degës) Tirana 7 (Selia e Degës) Tirana 8 (Selia e Degës) Tirana 9 (Selia e Degës) Tirana 10 (Selia e Degës) Tirana 11 (Selia e Degës) Tirana 12 (Selia e Degës) Tirana 13 (Selia e Degës) Tirana 14 (Ambjent privat në Tufinë Vorë (Ish-Zyra Elektorale, Rr. Rinia Qendër Vorë Kamëz (Pallati i Kulturës) Paskuqan (Selia e Degës) Kavajë (Qendra Kulturore ” Aleksandër Moisiu”) Rrogozhinë (Kinemaja) Elbasan (Teatri “Skampa”) Belsh (Ambjent Privat Bardhul Tafani) Cërrik (Ish-Zyra Elektorale, lokali i Sami Shtylla Librazhd (Selia e Degës) Prrenjas (Selia e Degës) Gramsh (Selia e Degës) Peqin (Selia e Degës) Korçë (Selia e Degës) Maliq (Selia e Degës) Pogradec (Pallati i Kulturës) Devoll (Qendra Kulturore e Fëmijëve Bilisht) Kolonjë (Selia e Degës) Berat (Selia e Degës) Ura (Vajgurore Selia e Degës) Kuçovë (Selia e Degës) Poliçan (Zyra elektorale, Bulv Kryesor) Skrapar (Selia e Degës) Fier (Holli i Kinoteatrit Fier) Roskovec (Selia e Degës) Patos (Pallati i Kulturës) Lushnje (Zyra e PD) Mallakastër (Pallati Kulturës, Ballsh) Vlorë (Pallati Labëria) Selenicë (Fshati Peshkpi, Ambjent Privat Daver Kuci) Himarë (Pranë shkollës 9-vjeçare Himarë) Delvinë (Hasan Alizoti) Sarandë (Selia e Degës) Gjirokastër (Kinoteatri “Zihni Sako”) Përmet (Qendra Multikulturore Shtëpia e Kulturës) Këlcyrë (Lokal Elton Ademi) Memaliaj (Selia e Degës) Tepelenë (Selia e Degës) Këshilli Kombëtar (Selia Qendrore e PDSH-së) Kryesia e PDSH (Selia Qendrore e PDSH-së) Deputetët ekzistues (Selia Qendrore e PDSH-së) Deputetët e rinj (Selia Qendrore e PDSH-së)
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...