Në një kohë kur nesër do të mbahet edhe ceremonia mortore e minoritarit grek Kostandinos Kacifas, fluks i madh personash pritet që të hyjnë në pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës.
Situata në fjalë ka intensifikuar komunikimet mes policisë greke dhe shqiptare.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se policia shqiptare është vënë në gatishmëri për të parandaluar çdo incident të mundshëm me ardhjen e shumë autobusëve me qytetarë greke nga Greqia, që do të marrin pjesë në varrimin e 35-vjeçarit. Ky i fundit mbeti i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA.
Mësohet se policia shqiptare ka hartuar një plan të veçantë ku forca të shumta policore janë të përfshira. Më shumë se 2,000 njerëz pritet të jenë në funeralin e 35-vjeçarit. Për të shmangur vonesat në hyrje, nga të dy vendet është rënë dakord për shtimin e sporteleve në pikat e kontrollit të pasaportave për të shmangur pritjen e gjatë. Kakavija do të jetë pika ku do të ketë zyrtarë shqiptarë dhe grekë, të cilët do të shkëmbejnë informata mes policisë në të dy vendet./BalkanWeb
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...