Nëse i humb zgjedhjet a do të largohet Basha nga PD?! Analistët vënë bast 1000 euro

01:40 | 26 Prill 2021
Trina Galanxhi

Gjatë një analize live në studion e MCN TV analistët Mustafa Nano dhe Arian Çani kanë vënë bast 1000 euro për ngjarjet pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.

Çani tha se nëse Rama konfirmohet me mandat të tretë Basha duhet të japë dorëheqjen urgjentisht, ndërkohë të njëjtën gjë tha edhe për kryeministrin Edi Rama duke shtuar se asnjë prej tyre nuk do të heqë dorë nga drejtimi i partive përkatëse.

Por ndryshe nga Çani, Nano tha se Rama do të japë dorëheqjen nga drejtimi i PS nëse humb zgjedhjet.

Çani: Nëse Rama konfirmohet me mandat të tretë Basha duhet të japë dorëheqjen urgjentisht. Por mendoj se ai nuk do ta japë, do gjejë alibira që të mos e japë. Mendoj se edhe Rama nuk do ta japë dorëheqjen, pavarësisht se e ka deklaruar publikisht.

Nano: Unë mendoj se Rama do ta japë dorëheqjen nëse humb zgjedhjet.

Çani: E vëmë bast, me 500 ose 1000 euro.

Nano: Dakort.

Çani: E vumë. Viola merr një drekë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme