BA5 është edhe në Shqipëri.
Është ky shpjegimi që japin ekspertët e shëndetësisë për rritjen e numrit të të infektuarve këtë verë.
Sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, edhe pse pritet një përgjigje zyrtare nga laboratori i referencës, të gjitha shenjat dhe shpejtësia e përhapjes se virusit tregojnë për prezencë të nënvariantit të Omicron në vendin tonë.
Fillimi gushtit pritet të shënojë edhe rënien e valës së Covid në vendin tonë.
Për Bratajn tashmë pandemia ka hyrë në fazën e fundit të saj, apo siç njihet ndryshe endemi.
Nënvarianti i Omicron BA5 deri tani nuk ka paraqitur shenja klinike të rënda.
Sipas ekspertëve çdo mutacion i virusit kërkon të përhapet me shpejtësi në popullatë për t’u përshtatur me të dhe për të mbijetuar duke ulur virulencën./Tv Klan/
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës