Google ADS

Nëntë vjet nga tragjedia e Gërdecit

07:48 | 15 Mars 2017
Arbresh.info

Sot behën nëntë të vjet nga tragjedia e Gërdecit. Shpërthimi që tronditi fshatin e Tiranës, la të vdekur 26 persona, e 300 të tjerë u plagosën. Shpërthimi që ndodhi në punishten e demontimit të armëve, dëmtoi edhe qindra banesa të zonës përreth.

Ditën e shtunë, të 15 marsit të 2008-ës, në një “fabrikë” për demontimin e armëve në Gërdec, shpërthimi i tmerrshëm ndodhi në 12:05 të mesditës.

Nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona. Shpërthimi shkaktoi me qindra të plagosur dhe shumë shtëpi pësuan dëmtime të mëdha. Disa humbën jetën në çast, e disa të tjerë pasi arritën në spital.

Ngjarja pushtoi të gjithë televizionet e vendit por pushtoi edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja (si Euro News, CNN e të tjerë), si ngjarje me prioritet.

Pas shumë seancash, Gjykata e Shkallës së parë tre ditë (më 12 mars) para përvjetorit të tragjedisë dha vendimin për 29 të pandehurit e dosjes “Gërdeci”, ku asnjë nga 29 të akuzuarit nuk u dënua për akuzën e vrasjes.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit, që shpërtheu më 15 mars të vitit 2008 në Gërdec, u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po me 18 vjet burg, kurse administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme