Nëntë persona të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

19:18 | 28 Janar 2023
E.H

Nëntë qytetarë rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri nga 395 testime që janë kryer në total.

Dy qytetarë të infektuar janë në Tiranë, 2 në Vlorë, 2 në Himarë, 1 qytetar në Dibër, 1 në Selenicë dhe 1 në Gjirokastër.

Janë 128 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,495 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme