Marrëveshje bashkëpunimi në frontin e menaxhimit të refugjatëve u nënshkrua sot mes Shqipërisë dhe Italisë.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali dhe po zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.
Meloni theksoi se mes vendeve do të ketë bashkëpunim për luftën kundër trafikut të paligjshëm dhe pritjes së refugjatëve.
“Kemi qenë në këtë ekuacion mes trajtimit brenda BE dhe jashtë BE, gjëja më e mirë është forcim i këtij bashkëpunimi, luftën kundër trafikut të paligjshëm, jo vetëm pritjes së refugjatëve, Shqipëria do të japë mbështetjen e saj për të përdorur disa zona, sipas dhe një pjese ekonomike me financat e Italisë për të bërë këtë lloj seleksionimi, refugjatët ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore, mes atyre që kanë të drejtë dhe atyre jo”, ka thënë Meloni.
“Kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit dhe gratë shtatzënë, në portin e Shëngjinit Italia do të angazhohet me procedurat e zbarkimit, do organizohet një qendër e pritjes, një strukturë tjetër që janë në vijim të kësaj, pjesa shqiptare do të merret me lirshmërinë, e observimit”, shtoi ajo.
“Ka një kornizë politike dhe juridike, marrëveshje të tjera do të ndjekim më pas në lidhje me këtë bashkëpunim, kemi për qëllim të jetë operative pranverën e ardhshme, jam e kënaqur me punën që kemi bërë me Ramën, e konsideroj një marrëveshje me frymëmarrje të gjerë evropiane, kjo marrëveshje tregon se mund të bashkëpunohet në frontin e menaxhimit të refugjatëve dhe të bashkëpunojmë me një frymë evropiane, Shqipëria jo vetëm, Ballkani Perëndimor është një vend evropian dhe qysh nga fillimi e kemi mbështetur këtë ribashkim të Evropës, është e rëndësishme dhe inovative sepse mbi bazën e këtij bashkëpunimi mund të nisin iniciativa dhe mund ta bëjmë në mënyrë të qartë”, përfundoi Giorgia Meloni.
Nga ana tjetër kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, theksoi se Shqipëria iu përgjigj thirrjes së Italisë për këtë çështje.
“Nga dita e parë që kemi arritur në brigjet, në këtë anë të bregut për të gjetur mbështetje dhe për të imagjinuar dhe për të pasur një jetë më të mirë. Por sikur e kam thënë në raste të tjerë, nëse Italia thërret Shqipëria përgjigjet” , tha Rama.
“Në këtë rast do të thotë për të ndihmuar dhe menaxhuar një situatë që është e vështirë për Italinë. Dhe e vërteta është e gjeografisë është kthyer në një mallkim për Italinë, pasi kur hyn këtu thuhet se ke hyrë në BE”, përfundoi ai./Topchanel
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...