Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka bërë të ditur se është nënshkruar marrëveshja për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.
Me anë të një postim i në Facebook, Hasani ka shkruar se kjo marrëveshje u garanton qytetarëve të të dy vendeve të drejtën për të gëzuar të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre.
“Premtim i mbajtur! Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, e nënshkruar sot, u garanton qytetarëve të të dy vendeve të drejtën për të gëzuar të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre, lehtëson aksesin në këto përfitime dhe lejon pagesën e pensioneve jashtë vendit”, shkroi Hasani.
Sipas tij, kjo është arritja e rradhës e marrëdhenieve të shkëlqyera ndërmjet këtyre dy vendeve
“Rezultat i një pune të gjatë të palëve, si dhe i angazhimit personal të Kryeministrit Edi Rama dhe Zv. kryeministrit dhe Ministrit te Jashtëm të Italisë Antonio Tajani, kjo marrëveshje e rëndësishme është arritja e rradhës e marrëdhenieve të shkëlqyera ndërmjet dy vëndeve”., përfundoi Hasani./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...