Shqipëria ka firmosur marrëveshjen me kompaninë austriake, Verbund AG, për ndërtimin e parkut të parë eolik në vend.
Marrëveshja u firmos nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku.
Balluku u shpreh se së shpejti do të firmosen edhe dy kontrata të tjera të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ankandi i zhvilluar për ndërtimin e parkut eolik.
“Firmosëm sot me Verbund AG, kompaninë austriake, marrëveshjen për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri, i arritur përmes ankandit të zhvilluar, i cili u përmbyll me sukses të plotë pak kohë më parë. Së shpejti do të firmosim edhe dy kontratat e tjera të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ky ankand”, shkruan Balluku në Facebook.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit