Lufta në Tiranë po bëhet votë më votë dhe kuti më kuti e sidomos mes PS-së, PDIU-së dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në “lojë” është një mandat deputeti, të cilën deri më tani e ka “rrëmbyer” Partia Socialiste nga duart e PDIU-së, jo më pak por nga vetë kreu i kësaj partie, nënkryetarit të kuvendit Shpëtim Idrizi.
Deri më tani, në kutinë e 1108 të numëruar (në total 1198) kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi qëndron jashtë parlamentit të Shqipërisë. Por pavarësisht se për mandatin e Idrizit ka ende luftë, beteja për Sekretaren e PDIU-së, Mesila Doda është e humbur, pasi ajo rradhitet e dyta në listën për qarkun e Tiranës tek kjo parti.
Nga ana tjetër, personi që ka marrë mandatin e nënkryetarit të kuvendit është djali i njëri ndër senatorëve të Partisë Socialiste, profesor Servet Pëllumbit.
PS mban deri më tani mandatin e saj të 18-të në qarkun e Tiranës, dhe deputet i saj do të jetë dhe Arben Pëllumbi.
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...