Nënkryetari i PD i përgjigjet Ramës: Bizneset po falimentojnë, 2 minuta i mjaftojnë të publikojë kontratat sekrete

14:12 | 26 Prill 2020
L G

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho me anë të një reagimi në rrjetet sociale i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke thënë se do t’i duheshin vetëm 2 minuta për të publikuar kontratat e tenderave.

Spaho shkruan se kryeministri Rama në ditët më të vështira për qytetarët, ai harxhon kohën për të bërë montuar video dhe aktruar si klloun.

Ndërkohë ai ka shtuar se bizneset po falimentojnë dhe papunësia po rritet çdo ditë./Top chanel

Postimi i plotë:

Rama dhe qeveria e tij vazhdojnë të tallen dhe të përqeshin shqiptarët.

Në ditët më të vështira për qytetarët, ai harxhon kohën për të bërë montuar video dhe aktruar si klloun.

Në fakt i mjaftojnë 2 minuta që të publikojë kontratat e tenderave sekretë. Kaq mjafton që t’u përgjigjet seriozisht denoncimeve të PD dhe të media dhe që shqiptarët të njihen me vjedhjen që kryeministri dhe qeveria e tij kanë bërë dhe në këto kohë krize.

Shqiptarët sot nuk kanë marrë ende ndihmën që qeveria ka për detyrim ligjor t’ua japë. Varfëria kërcënon çdo ditë e më shumë familjet dhe zbraz tavolinat e shqiptarëve. Bizneset po falimentojnë dhe papunësia po rritet çdo ditë. Por Edi Rama dhe qeveria e tij nuk e kanë fare në plan të merren me hallet e shqiptarëve. Halli i tyre i vetëm është të ruajnë paratë e oligarkëve.

Shqiptarët vuajnë, ekonomia vuan, Edi Rama bën kllounin dhe sulmon opozitën për të fshehur varfërinë dhe krizën ekonomike që po pllakos çdo ditë e më shumë mbi qytetarët dhe Shqipërinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme