Një 29-vjeçar u arrestua dje nga Policia e Sarandës pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e tij të moshuar. Situata ka qenë tejet e rënduar, ku gruaja ishte dhunuar edhe gjatë kohës që kishte pasur urdhër mbrojtjeje ndaj djalit të saj, por kishte pasur turp ta denonconte në polici.
“Kam frikë nga im bir, ai do të më vrasë. Është hera e dytë që thyen urdhrin e mbrojtjes që ka lëshuar gjykata ndaj meje, ndërsa më ka rrahur barbarisht. Më kërkon para që të blejë drogë, pasi ka disa vite që konsumon heroinë. Ai nuk ka lënë orendi shtëpiake pa shitur. Nuk di se çfarë të bëj me të. Më ndihmoni!”. Kështu ka deklaruar në polici E.Q, banuese në Sarandë, teksa më në fund ka marrë guximin për ta përballur djalin e saj me drejtësinë. Menjëherë pas kallëzimit, policia e qytetit bregdetar arrestoi 29-vjeçarin Enea Q. Edhe më herët, më 19 korrik të vitit që shkoi, i riu u dënua me 1 vit burg se dhunoi nënën dhe theu urdhrin e mbrojtjes.
Në dëshminë dhënë një vit më parë në polici siguruar nga Gazeta Shqiptare, gruaja e moshuar ka treguar se djali i saj u bë i dhunshëm kur u kthye nga Greqia ku dyshonte se kishte përdorur heroinë. Ai ka filluar të ushtrojë dhunë sistematike psikologjike dhe fizike ndaj saj, ka shkatërruar banesën, si dhe ka shitur orenditë shtëpiake. Një vit më parë ai e ka dhunuar nënë e tij duke i marrë me forcë lekë me qëllim që të blinte lëndë narkotike. Në këtë kohë, pasi ai është larguar, ajo është paraqitur në polici dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Edhe pse me urdhër mbrojtje që e ndalonte djalin t’i afrohej 100 metra nënës së tij, ai i ka shkuar sërish në banesë e ka kapur për flokësh, e ka dhunuar dhe i kërkonte lekë për të blerë heroinën, – bëhet e ditur në dëshminë e dhënë nga e moshuara.
Kur ajo i ka thënë se nuk kishte lekë që t’i jepte, i riu i ka thënë shko kërko ku të duash se unë do të vras.
Ajo është shtirur se do të gjente lekët dhe ka njoftuar menjëherë policinë, e cila e shoqëroi dhunuesin në ambientet e komisariatit.
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...