Në ambientin e bibliotekës të Qendrës Komunitare Shkozë zhvillohet dy herë në javë kursi i të shkruarit, të lexuarit dhe aftësive jetësore bazë për të rriturit, të grupmoshave nga 22 deri në 35 vjeç. Nga 10 të regjistruar, frekuentojnë vetëm 4.
Mimoza Bardhi, nënë e tre fëmijëve, pas 27 vitesh jetë kuptoi që ishte koha të mësonte të shkruante dhe të lexonte, pavarësisht moshës.
Janë fëmijët e saj arsyeja pse Moza vendosi të ndiqte kursin e analfabetëve. Reflektimi erdhi vonë, pasi në fëmijërinë e saj prindërit nuk i qëndronin mbi kokë për t’i treguar rëndësinë e dijes dhe dëshira e saj ishte vetëm të argëtohej, por megjithatë më mirë vonë sesa kurrë, mendon sot ajo.
“E ndjej veten shumë keq sepse do të më shkojë fëmija në shkollë dhe do të më pyesë për detyrat, ndërsa unë nuk do të di t’ia shpjegoj. Dua që të mësoj për vete dhe për fëmijën”, shprehet Moza.
Por jo të gjithë mendojnë si Moza dhe preferojnë që të heshtin përballë këtij fenomeni që duket sikur në kryeqytet nuk ekziston, por që e gjen në zemër të tij.
“Bashkëshorti më thotë që është turp sepse jam e madhe, por nuk është aspak turp. Kur kemi mundësi, përse të mos mësojmë?
Profesori i kursit, Fran Lleshaj prej janarit u mëson shkrim-lexim, matematikë, qytetari dhe orientim profesional të rriturve.
“Ende nuk ka triumfuar zellshmëria që duhet të kenë, por kemi arritur që ta mbajmë klasën hapur”, thekson Lleshaj.
Moza është shembulli i duhur për të qenë pozitiv ndaj kësaj nisme.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...