Nëna e Jurgen Kurtit u ngjit në banesë pak minuta para vrasjes së djalit

08:37 | 19 Mars 2019
Arbresh.info

Vrasja e 26-vjeçarit Jurgen Kurti ka tronditur familjen dhe të afërmit e tij.

E dashura e Kurtit pasi ka marrë vesh lajmin e hidhur ka mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes duke i kërkuar policisë që të kalojë shiritin.

“Më lini të kaloj…Jo, o Zot të lutem ai është shpirt, ai është jetë. Nuk kam më shpirt” ishin klithmat e të dashurës së tij duke vajtuar.

Report Tv mëson se nëna e Jurgen Kurtit kishte vetëm disa minuta që ishte ngjitur në banesë kur i vranë djalin poshtë pallatit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme