Negociatat, vjen reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë

11:43 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Pas vendimit të ministrave të Jashtëm të BE-së për të shtyrë në qershorin e vitit 2019 hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, reagon edhe ambasada amerikane në Tiranë.

Diplomacia amerikane në Shqipëri bën me dije se ky është një vendim pozitiv për vendin.

Sipas tyre tashmë duhet më shumë rritëm për reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe.

Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”, bën me dije ambasada./Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme