Google ADS

Negociatat për Presidentin/ Sot afati i fundit për dorëzimin e propozimeve

11:23 | 15 Maj 2022
A Z

Sot është afati i fundit për të dorëzuar propozimet për kandidatët që do të garojnë për postin e kreut të ri të shtetit shqiptar.

Afati është përcaktuar deri në orën 16:00, ndërkohë që nesër është raundi i parë i votimit, në orën 17:00.

Pavarësisht lakimeve nga politika për një president konsensual, deri më tani mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur një konsensus për emrin e kandidatit.

Kujtojmë se të premten, pas takimit me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Fatmir Mediu tha se do të ishte e vështirë që të hënën të kishte një emër konkret për të votuar.

Sakaq Shpëtim Idrizi ndonëse theksoi se kishte ardhur koha të flitet me emra, u shpreh kundër kriterit të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, për një president jo politik.

Alibeaj u shpreh i hapur për të negociouar një prej kritereve në draftin që mban firmën e tij atë të presidentit jo politik. Ndër të tjera, Alibeaj tha se kjo maxhorancë nuk e ka legjitimitetin të caktojë e vetme presidentin e Republikës, e për këtë solli në vëmendjen vendimin e DASH për ‘non gratat’.

Për zgjedhjen e kreut të Shtetit, Kushtetuta ka parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë./tch

Të ngjashme