Google ADS

Negociatat për “paqen në parlament”, Nikolla pritet të mbledhë të martën Konferencën e Kryetarëve

16:19 | 11 Mars 2024
A Z

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla pritet të mbledhë të martën në orën 13:30, Konferencën e Kryetarëve.

Nikolla ka marrë përsipër negociatat që mazhoranca do të bëjë me Gazment Bardhin.

Sa i takon komisioneve hetimore, ka një farë dakordësie, por pika më e nxehtë mbetet ajo e reformës zgjedhore.

“Nga ana e Partisë Socialiste ka pasur disa lëvizje, kjo pasi kryeparlamentarja Nikolla, sipas burimeve, është ajo që ka marrë përsipër negociatat, ka zhvilluar një takim me Bledi Çuçin. Një takim midis Bardhit dhe Çuçit, deri më tani nuk ka ndodhur. Pritet që Nikolla, të thërrasë Konferencën e Kryetarëve. Pritet të shihet dhe konfirmohet sa afër apo sa larg janë një marrëveshjeje të dyja palët. Grupi Parlamentar, apo Bardhi të mund të çojë propozime sa i përket komisioneve hetimore. Nga Partia Socialiste do të ketë lëshime, por me kërkesat se duhet të jenë konform ligjit të ri për komisionet hetimore. Kështu është pretenduar nga ana e Partisë Socialiste.

Pika më delikate mbetet ajo e reformë zgjedhore. Kryeministri ka qartësuar se komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore do të pushojë së funksionuari deri në përfundim të mandatit aktual, 25 mars. Palët do të duhet të gjejnë një zgjidhje tjetër. Negociatat duken më të vështira te reforma zgjedhore. Për komisionet hetimore, çështja është pak më e qartë”, raportoi gazetarja Shevroja.

Nikolla pati një takim të hënë me të Ngarkuarin me Punë i Ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, David Wisner.

Gjatë takimit, Wisner ka vënë theksin te një Parlament plotësisht funksional, ku përfaqësuesit e zgjedhur të punojnë në mënyrë konstruktive në emër të popullit./abcnews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme