Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë. Basha e konsideroi si dështimin më të madh të kryeministrit Edi Rama në fushën e politikës së jashtme, ndërsa shtoi se Partia Demokratike i ka drejtuar disa pyetje por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.
“Marrëveshja e 2009 ka rënë dhe Partia Demokratike i qëndron vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Këtë e kam bërë të ditur edhe gjatë takimit me ministrin e jashtëm grek kur ai ishte në Tiranë. Në atë kohë nuk ishte shpallur distancë prej 12 miljesh, ishim akoma në kushtet e distancës prej 6 miljeve. Partia Demokratike i përmbahet pikëpamjes që gjatë kohës së vazhdimi të negociatave nuk mund të ketë një ndryshim të njëanshëm nga njëra palë të kushteve të negociatave.
Sigurisht këtu përgjegjësia kryesore këtu është e Edi Ramës. Ky është dështimi dhe mashtrimi i radhës në fushën diplomatike. A nuk ishte ky që na tha para disa vitesh që ishte afër një marrëveshje me Greqinë. Ju të gjithë e dini, shqiptarët e mbajnë mend takimet e shumta që bënin me ministrat e jashtëm me kryeministrat sa në Tiranë sa në Korçë, sa në Athinë a kudo tjetër, jemi afër marrëveshjes, jemi afër marrëveshjes. Çfarë ndodhi? Çfarë ndodhi, nga jemi afër marrëveshjes tek ndryshimi kushteve tashmë me shpalljen e Greqisë të 12 miljeve.
Prandaj për këtë arsye i kemi drejtuar këto pyetje qeverisë të cilat kanë rënë në vesh të shurdhër. Ky edhe një herë po e përsëris është mashtrimi dhe dështimi i radhës në rrafshin diplomatik pas dështimit katastrofik dhe gënjeshtrave për hapjen e negociatave” – tha Basha në një intervistë për Syri Tv.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...