Negociatat, Meta: Franca dhe Holanda të ndjekin shembullin e Gjermanisë

19:34 | 8 Tetor 2019
Arbresh.info

Presidenti Ilir Meta i ka sugjeruar Francës dhe Holandës që të ndjekin shembullin e Gjermanisë kur bëhet fjalë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në intervistën e dhënë për televizionin shtetëror të Estonisë, Meta është shprehur: “Do të sugjeroja që këto vende duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë, nëse ende do të kenë një dozë skepticizmi apo rezerva për çështje të caktuara. Mendoj se Bundestagu mori një vendim tepër të drejtë dhe të arsyeshëm për t’i thënë “Po!” hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë,por gjithashtu duke pasur një udhërrëfyes të qartë se si do të vazhdojë më tej ky proces.”

Sa i përket raporteve me kryeministrin Edi Rama, Meta është përgjigjur: “Me të jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe europian.”/TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme