Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Olivér Várhelyi u shpreh optimist sot nga bypassi i Vlorës, se në ditët në vijim mund të ketë një lajm të mirë për Shqipërinë për hapjen e negociatave.
Teksa ndodhej bashkë me kryeministrin Edi Rama në By-pass e Vlorës, një investim ky i mbështetur nga Banka Europiane dhe Bashkimi Europian, Varhelyi tha se inkurajon Shqipërinë që të përshpejtojë punën edhe në fushën e integrimit.
Varhelyi shtoi se Shqipëria ka përparuar në këtë drejtim dhe tashmë është gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
“Më lejoni që të inkurajoj Shqipërinë që të përshpejtoj punën në fushën e integrimit. Ne e kemi parë që Shqipëria ka ecur shumë. Unë e mbaj mend kur kam ardhur për herë të parë në fillim të vitit 2020, me të gjithë ato detyra që kishte për të bërë, dhe po t’i hedhim sytë pas, është bërë një punë vërtet shumë e madhe. Shqipëria është gati për të filluar negociatat me konferencën e parë ndërqeveritare. Nuk ka dyshim, nuk ka pikëpyetje asgjëkund që Shqipëria ka bërë çdo gjë për të arritur tek konferenca e parë ndërqeveritare. Për këtë arsye, jam shpresë plotë që në ditët në vijim ne do të kemi lajmin e mirë dhe java e ardhshme do të jetë ajo që ne kemi kaq kohë që po presim,” tha Varhelyi nga Vlora. /TCH/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...