Google ADS

Negociatat me BE-në, Spiropali: Rilindja e Shqipërisë europiane është fati ynë i merituar

17:11 | 15 Tetor 2024
K.B

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar mbi mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare për çeljen e grupkapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Mbajtja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri për çeljen e negociatave për grupkapitullin “Themeloret”, është një moment historik i merituar që dëshmon progresin e sigurt të reformave integruese dhe demokratizuese të Shqipërisë, si dhe garanton pakthyeshmërinë e tyre.

Kuvendi ka detyrimin, përgjegjësinë dhe nderin të punojë me vendosmëri për udhën drejt Shqipërisë europiane, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit, si një prioritet strategjik kombëtar.

Europa për ne është kapërcimi i një të shkuare të zymtë që na ka ndarë dhunshëm nga kontinenti. Europa është realiteti bindës dhe fakti se rilindja e Shqipërisë europiane është fati ynë i merituar, zgjedhja dhe zgjidhja jonë, adresa ku na bashkon sa Historia, edhe përkatësia shpirtërore”, u shpreh ajo./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme