Negociatat me BE-në, Balla dhe Ruçi të ftuar në Bruksel nga Parlamenti Europian

23:03 | 11 Janar 2020
A. B.

Më 28 Janar 2020 Parlamenti Europian ka ftuar në Bruksel drejtuesit kryesorë të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor në një Takim të Nivelit të Lartë “Ballkani Perëndimor – Një rrugë shkëmbore për zgjerimin”.

Me gjithë rikonfirmimin e angazhimit të BE, pozicioni i vendeve anëtare divergjon mbi shpejtësinë dhe agjendën e procesit.

Megjithatë, ruajtja e një perspektive të besueshme në perspektivën e anëtarësimit në të ardhmen është vendimtare për vendet e Ballkanit Perëndimor, sikurse edhe për Bashkimin Evropian.

Në një Rezolutë të miratuar më 24 Tetor nga Parlamenti Europian shprehën zhgënjimin e thellë mbi dështimin e një dakordësie mbi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por Parlamenti Europian nuk tërhiqet nga pozicioni i fortë për të filluar menjëherë gjatë presidencës kroate bisedimet me dy vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Për këtë qëllim Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka ftuar në Bruksel më 28 Janar drejtuesit kryesorë të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit të shumicës parlamentare Taulant Balla kanë konfirmuar vizitën në Bruksel më 28 Janar 2020.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme