Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn gjatë një interviste për gazetën gjermane “Handelsblatt”, është shprehur se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të shpresojnë për hapjen e negociatave me BE pas zgjedhjeve evropiane.
“Unë jam i bindur se Komisioni i BE-së do të paraqesë rekomandime pozitive për të dy vendet në fund të majit në bazë të kritereve të vendosura unanimisht nga Shtetet Anëtare”, tha komisioneri Johannes Hahn.
Hahn tha gjatë intervistës se Maqedonia Veriore e meriton hapjen e negociatave me BE, tashmë që arriti realizmin e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.
Komisioni i BE-së do të paraqesë raporte mbi ecurinë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut menjëherë pas zgjedhjeve evropiane (23-26 maj).
Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, u ka bërë thirrje vendeve anëtare që të mos kërkojnë më shumë kohë pas paraqitjes së raporteve pozitive.
Sipas tij, “vetëm politikat e besueshme do të kenë sukses në nxitjen e procesit reformues të Ballkanit Perëndimor dhe ruajtjen e ndikimit tonë në rajon”./ Opinion
Policia jep detaje për plagosjen me armë në Prishtinë, i dys...
KQZ sot mban mbledhjen e radhës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Kjo është gjendja në pikat kufitare
Viti për ta pushtuar Evropën: Yjet e rinj nga Kosova që syno...
Zelensky: Trump mund të luajë rol vendimtar për fundin e luf...