Në Vlorë s’ka roje plazhi, në shumë raste kërkohet ndihma për pushuesit

17:19 | 8 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Prej më shumë se gjashtë vitesh, plazhi publik i Vlorës nuk ka parë në kullat e vrojtuesve roje apo punonjës për të dhënë ndihmën e parë në det.

Edhe pse në hyrje të tij plazhi publik i Vlorës ka tabelën që “ky plazh nuk ka vëzhgues plazhi”, nuk kanë qenë të pakta rastet kur ka pasur nevojë për ta, sidomos të moshuarit që pushojnë në këtë zonë. Ata tregojnë se prej vitesh që kalojnë pushimet e tyre këtu kanë vënë re mungesën e rojeve bregdetarë dhe punën e tyre e kanë kryer vetë pushuesit për të ndihmuar njëri tjetrin.

Leneda Kambersi, e cila trajnon vëzhgues plazhesh, thotë se asnjëherë nuk ka pasur kërkesë nga bashkia e Vlorës për të trajnuar vëzhgues.

“Në këto 6 vite që trajnohen vëzhgues, bashkia e Vlorës nuk ka pasur kërkesë“, thotë ajo./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme