Google ADS

Në Vlorë kapet peshkaqeni ‘dhelpra e detit’

15:02 | 26 Mars 2019
A. B.

Një peshkaqen i rrallë u kap nga peshkatarët në gjirin e Vlorës. Sipas peshkatarëve ai quhet peshkaqeni bishtdhelpër ose ‘Dhelpra e Detit”.

Kafsha ishte 3.2  metra e gjatë dhe peshonte 120 kg. Për fat të keq ajo ngordhi në rrjetën e peshkatarëve. Kjo specie cilësohet e rrallë nga ekspertët por jo e rrezikshme, pasi nuk sulmon.

Quhet Dhelpra e Detit për shkak të gjatësisë së bishtit dhe gjendet më shumë në brigjet tropikale. Ardhja e tij në ujërat tona, ndodh për shkak të ndryshimeve klimaterike. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme