Në Vlorë, humb jetën nëna 28-vjeçare pas lindjes së foshnjës

13:31 | 11 Shtator 2017
Arbresh.info

Një nënë 28-vjeçare ka humbur jetën në maternitetin e Vlorës pasi ka lindur foshnjën e saj.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në spitalin rajonal të Vlorës dhe verifikimi paraprak bën të ditur se E. B., 28 vjeçe ka humbur jetën në maternitet, pasi ka lindur foshnjën.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, grupi hetimor së bashku me ekspertët ligjore janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme