Rreth orës 12:00 të së enjtes 30 vjeçari Denis Shima pasi kishte konsumuar alkool me miqtë e tij për orë të tëra, mori automjetin dhe u nis për në Vaqarr ku kishte banesën e tij.
Tek kryqëzimi i Taivanit shërbimet e policisë panë se i riu po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe i bënë shenjë për të ndaluar por i riu nuk iu bind urdhërit dhe nisi arratinë.
Nga kryqëzimi i Taivanit në kryeqytet i riu vijoi aventurën e tij të rrezikshme në Unazë duke shtuar edhe më shumë shpejtësinë. Por, kur mbërriti tek kryqëzimi i Vasil shanbtos dhe pa se automjetet qëndruan në semafor, ai vazhdoi lëvizjen me mjet në trotuiuar duke përplasur një këmbësor 61 vjeç. Më pas në zonën e pallatit me shigjeta përplasi një motor dhe një automjet duke lënduar drejtuesit e tyre. Arratia e të riut përfundoi në tunelin e laprakës. Nga shpejtësia tej normave mjeti I tij u përplas me muret anësor të tunelit dhe humbi kontrollin.
Top Channel ka siguruar pamje nga moment kur i riu humb kontrollin e mjetit. Ai tenton të vijojë arratisjen në këmbë por ndalohet nga forcat e policisë që ishin në ndjekje dhe më pas prangoset. Denis Shimës iu bë testi i alkoolit ku rezultoi i dehur në masën 0.45 mg për litër. I riu u vu në pranga dhe mbi të rëndojnë 4 verpra penale.
Referuar shifrave krahasuar me një vit më parë në vend janë shënuar më pak aksidente. Megjithatë shifrat vijojnë të jenë alarmante. Në 3 muajt e parë të këtij viti janë shënuar gjithsej 258 aksidente si pasojë e të cilave kanë humbur jetën 46 persona. Ndër shkaqet më kryesore të aksidenteve fatale janë shpejtësia tej normave të lejuara dhe përdorimi I alkoolit nga drejtuesit e mjeteve./tch/
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...