Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dhe bashkia e Tiranës ndan përpara pak ditësh çmimet për bizneset dhe sipërmarrësit më të suksesshëm të vitit. Çmimi “Biznesi më i mirë i vitit” i cili i shkoi kompanisë farmaceutike “CFO Pharma” të Nadir Çaushollit.
Duke tërhequr çmimin, Çausholli tha se “kompania e tij operon në treg prej 15 vitesh dhe po bën përpjekjet maksimale për të ofruar standardet më të larta në tregun farmaceutik shqiptar dhe për të sjellë standardin më të lartë të barnave evropiane”.
Në fakt, këto “fjalë të bukura” mund të kenë tingëlluar cinike për ata që njohin të kaluarën e Çaushollit. Është pikërisht ai që u arrestua në 31 tetor të vitit 2015 si i përfshirë në një prej skandaleve më të mëdha të mashtrimit me recetat e rimbursuara. Në atë kohë ai ishte administrator i kompanisë farmaceutike “Omega Pharma” dhe bashkë me të u vunë në pranga edhe 12 persona të tjerë duke përfshirë farmacistë, biznesmenë dhe zyrtarë të fondit të Sigurimit dhe Kujdesit Shëndetësor.
Sipas Prokurorisë, kanë qenë dy milionë euro të vjedhura me receta të falsifikuara. Sipas asaj që doli nga hetimi, “Omega Pharma” e Çaushollit ka përpiluar fatura për të cilat merrte rimbursim edhe për barna për të cilat nuk ka pasur leje importi. Në krahun tjetër, inspektorët dhe zyrtarë e fondit të rimbursimit të ilaçeve kanë nënshkruar disa kontrata me kompaninë farmaceutike për 24 lloje të medikamenteve.
Këto kontrata rezultojnë të firmosura nga dy persona dhe jo tre siç e ka ligji për nënshkrimin e kontratave për ilaçet e rimbursueshme. Ndërkaq, mësohet se procesverbalet janë të pafirmosura nga drejtoresha e drejtorisë së çmimeve pranë fondit, si dhe kompania nuk ka dorëzuar kontratat apo autorizimet nga kompanitë e prodhimit të 18 nga 24 lloje medikamentesh për të cilat “Omega Pharma” ka kontratë rimbursimi me fondin.
Në gusht të 2016-ës, Gjykata e Tiranës urdhëroi lirimin nga burgu të grosistit Nadir Çausholli dhe shuarjen e masës “Arrest me burg” në vendimin përfundimtar të gjykimit të tij. Ai u deklarua fajtor për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.
Gjykata pezulloi ekzekutimin e dënimit me burg duke e lënë në liri me kusht për një periudhë 2 vjet e gjatë muaj. Gjatë kësaj kohe ai duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e provës.
Por, edhe gjatë qëndrimit në burg ai është akuzuar se ka vijuar të përfitojë tendera nga ministria e shëndetësisë. Ish-Kryeministri Sali Berisha nga salla e parlamentit tha se Ministria e Shëndetësisë, 3 ditë pas arrestimeve të bujshme për skemë mashtrimi me ilaçet i ka dhënë tender kompanisë “Omega Pharma”. /lapsi.al/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...