Google ADS

Në Tepelenë u kapën 600 kg kanabis, në pranga babë e bir

09:11 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje rreth operacionit antidrogë të zhvilluar në fshatin Dukaj të Tepelenës ku u sekuestruan rreth 600 kg kanabis.

Lënda narkotike u gjet në banesën e 59 vjeçarit, Delo Kordha i cili u arrestua nga policia, shkruan Opinion.al.

Në pranga u vu edhe djali i tij 29 vjeçar, Zeman Kordha ndërsa djali tjetër 27 vjeçar është shpallur në kërkim.

Policia thotë se informacionin për këtë sasi kanabisi e ka marrë në rrugë operative.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme