Në të njëjtën orë me protestën, të hënën seancë plenare në Kuvend

19:46 | 11 Shkurt 2023
K.B

Ditën e hënë do të zhvillohet seanca plenare në Kuvend.

Seanca plenare do të nis në orën 17:00, vendim i cili është marrë nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

“Ju njoftojmë se seanca plenare Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13 shkurt, ora 17:00. (Urdhër nr.8, datë 10.02.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)”- thuhet në njoftim.

Deri më tani nuk dihet se për çfarë do të mbahet seanca plenare.

Po të hënën dhe kreu i PD-së Sali Berisha ka njoftuar protestë para parlamentit./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme