Në spital nuk kishte gjinekolog: 30- vjeçarja nga Bulqiza humb trinjakët

20:01 | 7 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Një 30-vjecare shtatzene nga Bulqiza ka humbur trinjaket si pasoje e mungesës se mjekut gjinekolog. Enkeleda Rexhepi ka shkuar ne spital nga Ostreni Bulqizës. Asaj i është dashur te udhëtojë rreth një ore me kalë dhe me pas është transportuar drejt spitalit me një makine rasti.

30 vjecarja ka lindur fëmijën e pare me ndihmën e infermiereve, por ka pasur vështirësi ne lindjen e foshnjave te tjera. Një staf mjekësor dhe një mjek gjinekolog është nisur me helikopter nga Tirana për t’i ardhur ne ndihme nenës dhe trinjakeve, por për te vegjlit ka qene tepër vone.

Pas ngjarjes se rende drejtori i spitalit të Bulqizës, Haziz Jella është shprehur se gruaja ka qenë 24 javësh shtatzënë dhe sipas kontrolleve të bëra gjendja e foshnjave ka qenë e papajtueshme me jetën.

“Gruaja ka ardhur me dhimbje në spital dhe ishte 24 javësh. Gjendja e foshnjave ishte e papranueshme me jetën. Ne këtë situatë detyra jonë është t’i shpëtojmë jetën gruas. Ne kemi mami dhe infermiere, por rasti ishte me rrezik. Thirrem me urgjence mjeke nga Tirana për ndihme. Kane ardhur mjeke nga materniteti “Mbreteresha Geraldinë”, që kanë ndihmuar në kryerjen e procesit të lindjes dhe në stabilizimin e gjendjes së gruas.”

Ndërkohë lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë, duke u shprehur se trinjaket nuk kane mbijetuar dot për shkak te moshës se vogël te barrës (një barrë 24 javësh është e papajtueshme me jetën).

Aktualisht 30 vjecarja Enkeleda Rexhepi është ne gjendje te mire shëndetësore dhe jashtë rrezikut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme