Ditët e fundit e gjithë vëmendja e opinionit publik ka qenë e përqëndruar tek plagosja e polices në krye të detyrës, gjatë një proteste në kryeqytet.
Po kush është Ina Nuka, vajza 24-vjeçare me pasionin e madh për t’u bërë police, pavarësisht mospëlqimit të prindërve të saj? Ina ju përkushtua pasionit të saj me të gjitha forcat duke dalë e shkëlqyer në shkollën e policisë.
Plagosja e punonjëses së policisë u bë menjëherë virale në rrjete sociale, duke e rënduar edhe më tej përjetimin e familjes, e cila mbi të gjitha falenderon Zotin, pasi mund të kishte shkuar shumë më keq.
Për gjyshen që është kujdesur për rritjen e Inës është shumë e vështirë të pranojë që një vajzë vetëm 24 vjeçe të mbesë e gjymtuar. Ajo falënderon qeverinë që bëri të mundur trajtimin e vajzës jashtë vendit.
Nga informacionet e familjarëve, gjendja e Inës në Turqi është e mirë, pas një nate të vështirë për shkak të infeksionit që kishte marrë dora e saj. Ina ka mundut të komunikojë me babain dhe gjendja e saj psikologjike paraqitet më e qetë./tch/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...