Google ADS

Në Shqipëri, të sigurt, turistët: shqiptarët të gatshëm për të dhënë çdo ndihmë

20:54 | 25 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Vera Francakova adhuron udhëtimet. E pashoqëruar ajo ka parë shtete të botës pafund, ndonëse ka bërë miq të rinj gjatë udhëtimeve. Në Shqipëri ndihet e sigurt, askush nuk e ka bërë të mendojë rrezikun. Edhe gjatë mbrëmjeve të vona.

“Unë jam nga Republika Ceke dhe është thjesht 1 orë e gjysmë larg si fluturim, shumë afër. Kam disa kolege në punë që janë nga Shqipëria, Kosova si dhe vendet tuaja fqinje, ndaj i pyeta ato nëse ja vlente të vija. Ato më thanë po dhe erdha për ta vizituar.

Jam udhëtare që kërkoj eksperienca të reja. Kam qenë në vende më të vështira për të lëvizur e vetme dhe më pak të sigurta; kështu që mendoj se këtu është qetë. Nëse kujtoj Indinë, për shembull një shtet shumë I madh ku duhet të jesh gjatë gjithë kohës vigjilente.

Kam shkuar në Madagaskar, është gjithashtu një vend I këndshëm por që duhet të ruhesh, madje dhe në stacionet e autobusëve ndodhen ushtarë për të garantuar sigurinë. Ndërsa njërëzit në Shqipëri, më duken të gatshëm për të të ndihmuar” tha Vera Francakova.

Kurioze për të njohur Tiranën është dhe turistja italiane Mara.

“Miqtë e mi ndodhen në Durrës, ndërsa unë erdha të vizitoj Tiranën. Jam vetëm dhe nuk ndihem aspak në rrezik. Kam parë gatishmërinë e të gjithëve për të të ndihmuar. Është hera ime e parë në kryqytetin tuaj dhe po më pëlqen”- tha turistja italiane Mara Aglietti.

Imazhi i krijuar për Shqipërinë kanë bërë që turistët ukrainas të mendojnë dy herë ardhjen këtu.

“Kam dëgjuar shumë gjëra jo të mira për Shqipërinë, por Tirana të paktën po më duket një vend më europian dhe i sigurt ndryshe nga se ç’mendoja. Interesante është se këtu gjen dhe Lindjen e botën perëndimore njëkohësisht”- u shpreh turistja nga Ukraina./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme