Google ADS

Në Shqipëri s’e përfillin urdhërin e qeverisë, ndëshkohen 509 vozitës

13:07 | 13 Mars 2020
Arditë Shkodra

Policia e Shtetit njoftoi se ndëshkoi deri në mesditë 509 drejtues mjetesh të cilët theyn urdhrin për ndalim qarkullimi të automjeteve.

Ndërkohë 76 drejtues mjetesh janë të shoqëruar në ambientet e Komisariateve, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për masën administrative, për thyerjen e urdhrit për ndalim qarkullimi të automjeteve dhe po këtyre drejtueseve u janë bllokuar edhe automjetet.

Policia thotë se “në këtë kuadër, prej orës 06:00, deri në orën 12:00, janë shoqëruar një numër i konsiderueshëm drejtuesish të mjeteve, të cilët nuk kanë respektuar urdhrin e dhënë për ndalim qarkullimi të automjeteve, në qytetet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, Lezhë e Shkodër”, ndërsa numrin më të madh të shkelësve të këtij rregulli e ka Tirana me 171 drejtues mjetesh.

“Në Tiranë 171 drejtues mjetesh, në Durrës 77 drejtues mjetesh, në Fier 54 drejtues mjetesh, në DVP Vlorë 53 drejtues mjetesh, në DVP Lezhë 61 drejtues mjetesh, në DVP Shkodër 45 drejtues mjetesh, në DVP Elbasan 48 drejtues mjetesh”, thotë Policia.

Ndaj këtyre drejtuesve është vendosur kufizimi i lëvizjes, si dhe po kryhen veprimet administrative sipas parashikimeve të nenit 7, paragrafi 12 i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë (i ndryshuar).

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të respektuar kufizimin e lëvizjes sipas njoftimit, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, pasi në të kundërt cilido që do shkelë këto urdhra, do përballet me sanksionet ligjore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme